Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetet sociale për të përkujtuar zgjedhjet e para të fituara nga Partia Demokratike në Shqipëri, që e sollën atë në pushtet me një fitore plebishitare të cilësuar asokohe, 22 marsin e vitit 1992, nga ku mori 92 deputetë nga 140 në total në Parlament.
“Më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot, 27 vite më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për t’u shprehur, lirinë për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”, shkruan Basha.
Sipas tij, ky udhëtim 27-vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike, me arritjet dhe dështimet e tij ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.
Por, Basha thekson se “Shqipëria po na thërret përsëri sot, sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq”.
“Është në dorën tonë ta përmbyllim atë, duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! Shqipëria si Europa”, përfundon mesazhi e tij kreu i Partisë Demokratike.
Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr:…
Posted by Lulzim Basha on Friday, March 22, 2019
Top Channel