Wake Up/ Te kafeneja e parë sociale që punëson persona me Sindromën Down

21/03/2019 11:46

Kryeqyteti ofron shumë bar-kafe por ky është një nga baret më të veçantë pasi përveç kafes së mirë që bëjnë, ky vend dëshmon dhe potencialin që kanë individët me sindromën Down.

Kjo qoshe ne qytet ju ofron këtyre të rinjve mundësinë për të mësuar se si të shërbejnë të bëjnë një kafe dhe të komunikojnë. Bar- Kafja “Te Xhoni” është një biznes-social dhe u ngrit si inisiativë e Qendrës Xhonatan, një organizatë jofitimprurëse e cila ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me Sindromën Down si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e familjeve të tyre për të arritur më të mirën në jetën e tyre.

Top Channel