Pavarësisht sulmit ndaj tij në dalje të apartamentit, Ralf Gjoni, kandidat për deputet nga radhët e LSI-së, është paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës për të bërë betimin.
Përpara se të hynte në godinën e legjislativit, Gjoni foli për mediet duke thënë se nuk hynte në Kuvend për një rrogë “të qelbur”, siç e cilësoi, e garantoi se nuk do t’i bënte as fresk qeverisë.
“Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur. Kam vendosur të futem në Kuvend, kam ardhur të betohem, për të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë të papërfaqësuar nga këta politikanë të papërgjegjshëm. Unë jam shtetas shqiptar dhe i huaj, jam i shkolluar jashtë dhe i punësuar jashtë. Nuk kam ardhur këtu në Kuvend për t’i bërë fresk qeverisë. A më njihni mua apo jo?”, tha Ralf Gjoni, kandidati për deputet nga radhët e LSI-së, teksa hynte në Kuvend me shenja boje të kuqe në fytyrë.
Sulmohet me solucion kimik deputeti Ralf Gjoni (Foto)
Pas nisjes së seancës, Gjoni bëri betimin para Kushtetutës në Kuvend.
Top Channel