Kryetarja e LSI ia ka atribuuar kryeministrit Rama sulmin me solucion kimik deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni.

“Regjisori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij, pasi mori betimet e deputetëve të rinj do t’i kthejë dhe në kloun. Po të ishte për të sulmuar, do ta kishim bërë me kohë. Shpresoj që viktimat e radhës të Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për zotin Gjoni. Ata që kanë kryer sulmin të mbajnë përgjegjësi”, tha Monika Kryemadhi.

Top Channel