Nënkryetari i PD, duke folur para protestuesve të grumbulluar para Kuvendit, tha se kryeministri Rama duhet ta kuptojë një orë e më parë se ka zgjedhur rrugën më të gabuar.

“Nuk mund ta mbash karrigen, i rrethuar me forca speciale dhe i veshur me antiplumb. Kjo rrugë nuk ka më kthim. Ai që mban sot emrin Parlament, është kthyer në turpin e Shqipërisë.

Ata që janë në atë sallë dhe bëjnë sikur Shqipëria është në normalitet, përfaqësojnë vetëm krimin, vjedhjen, përfaqësojnë votën e blerë. Nuk ka Shqipëri në Europë me Edi Ramën, me banda që blejnë vota. Ta kuptojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarë se sa të jetë Edi Rama, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për këtë qeveri”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA