Me një grumbullim masiv në kompleksin e tyre në Manzë të Durrësit, anëtarët e opozitës iraniane në Shqipëri festuan mbrëmjen e së mërkurës, Novruzin. E pranishme ishte edhe vet presidentja e “Rezistencës Iraniane”, Maryam Rajavi, e cila uroi të gjithë iranianët, në Iran e jashtë tij.

“Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit, i cili ka refuzuar ta humbë shpresën, ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve. Viti i kaluar ishte viti kur kryengritjet dhe protestat popullore i tundën shtyllat e regjimit. Dyert e Iranit janë të hapura për të përqafuar një të ardhme pa shtypje, pabarazi e padrejtësi, një republikë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, një vend që sundohet nga e drejta e votës dhe sovraniteti i popullit të vet, ku vota e popullit ka fjalën e parë dhe të fundit”, tha Rajavi.

Të ftuar në këtë kremtim ishin edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko; zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho; si dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare.

Majko kujtoi se muhaxhedinët iranianë në Shqipëri janë nën mbrojtjen e autoriteteve vendase. “Kushdo që ju prek juve, prek Shqipërinë e shqiptarët. Kjo është arsyeja përse u dëbua ambasadori i Teheranit”, tha ndër të tjera ai.

Spaho, nga ana tjetër, nënvizoi bindjen se me përpjekjet e këtyre opozitarëve dhe me luftën e popullit iranian, vitin tjetër kjo festë do të kremtohet në një Iran të lirë.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA