Gjykata e Hagës për Krime lufte dënoi kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm, pas Apelimit të 2016-s, kur u dënua me 40 vjet burg, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Presidenti Meta, përmes një postimi në Facebook, e ka përshëndetur këtë vendim të Tribunalit të Hagës, të cilin edhe pse e cilëson si drejtësi të vonuar e sheh si një thirrje për të mos harruar urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shkruan Presidenti Meta.

Top Channel