Duke e cilësuar si fitilin që i vë flakën të gjithë sistemit të demokracisë parlamentare, vendimin e opozitës për të djegur mandatet, ambasadori i OSBE foli edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.
I pyetur nëse do të njihen nga OSBE zgjedhjet lokale pa opozitën, Borchardt theksoi se kjo varet sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve në terren.
“Shqipëria për shumë kohë ka qenë shtyllë apo simbol stabiliteti në rajon, tashmë shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën më pas në të gjithë sistemin e demokracisë parlamentare. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që e bojkotojnë parlamentin. Dhe do të thoja se një gjë e tillë nuk funksionon. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, tha ndër të tjera Borchardt.
I pyetur nëse do të ishte gjëja e duhur miratimi i reformës zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend Borchardt tha se, “ligjërisht po. Pastaj a është vendim i pjekur politikisht? Kjo është çështje tjetër, sepse ne në fakt nxisim dialog në lidhje me reformën zgjedhore”.
Top Channel