BREXIT-i vazhdon të mbetet në një udhëkryq. Ekspertët e BE-së janë në pritje të një informacioni nga Britania lidhur me mënyrën se si do ta realizojë daljen nga Bashkimi Europian, ndërsa udhëheqësit e Bashkimit kanë të plan të takohen të enjten për të diskutuar për largimin e Britanisë nga blloku, 10 ditë para datës së planifikuar për BREXIT-in.

Zëdhënësi i Komisioni Europian tha në një konferencë shtypi të martën se ndërsa 29 marsi po afron, Parlamenti britanik nuk ka rënë ende dakord për kushtet e largimit, pasi kanë hedhur poshtë dy herë marrëveshjen e negociuar nga Kryeministrja Theresa May. Zëdhënësi tha se mbetet që Kryeministrja dhe kabineti i saj të vendosin për hapat e ardhshëm dhe të na informojnë ne menjëherë.”

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se ajo do të luftojë deri në datën 29 mars, që procesi i BREXIT-it të zhvillohet me rregull.

E pyetur në se është e gatshme t’i ofrojë kryeministres britanike Theresa May një marrëveshje të re për Brexit-in, ajo tha se “e kishte ndjekur me interes” një vendim të Kryetarit të Parlamentit britanik që zonja May duhet ta ndryshojë marrëveshjen e BREXI-it, e cila është kundërshtuar dy herë nga ligjvënësit, para se ta hedhë në votë për herë të tretë. “Do të shohim se çfarë ka për të na thënë Theresa May, cilat janë kërkesat e saj dhe do të përpiqemi që t’u përgjigjemi këtyre kërkesave”- tha zonja Merkel.

Ndërsa data 29 mars për largimin e Britanisë nga BE-ja po afron dhe zonja May deri tani ka dështuar të sigurojë mbështetjen e ligjvënësve për marrëveshjen e largimit. Kryeministrja britanike pritet t’u kërkojë udhëheqësve europianë në takimin e BE-së që ta shtyjnë afatin e largimit të vendit nga blloku i Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA