U kapën me 81 kg kokainë, dënohen shqiptarët në Britani
19/03/2019 21:54
Haxhi Shehu, 35 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç, u dënuan me nga 10 vite burg e 6 muaj burg këtë të martë për trafik të lëndëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.
Një vit më parë, më 13 mars 2018, policia gjeti 79 kg kokainë në bagazhin e makinës së tyre tip Ford Focus.
Pas kontrolleve më të imtëishme policia zbuloi edhe 2 kg të tjera kokainë, e një shumë të konsderueshme parash.
Hetuesit vlerësuan se nëse do të përfundonte në treg kjo sasi kokaine do të arrinte një vlerë totale prej 8 milionë paund.
Top Channel