11 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, një vendim i një Gjykate amerikane në Florida, ka risjellë sërish debatin për këtë ngjarje me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Shkëlzen Berisha përjashton përfshirjen e tij me AEY dhe takimin e tij me Diverolin.

Në media sapo vendimi i Floridas u bë publik qarkulluan edhe disa tabulate telefonike, ato ishin të Fatmir Mediut dhe Mihal Delijorgjit. Ky i fundit ndër të tjera rezulton se ka biseduar edhe me djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Pikërisht prë këto tabulate, ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha, i cili thekson se nga tabulatet del që ai ka biseduar me Delijorgjin, por nuk thuhet për çfarë.

“Mendoj se duhet te korrigjoni faktin qe ju qenkeni ne dijeni se bisedat e mia me Delijorgjin paskan qenë për ecurinë e punës në fabrikë. Nga tabulatet del komunikimi me Delijorgjin, por nuk thuhet se për çfarë”, ka qenë reagimi i Shkëlzen Berishës për Top Show.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA