Perëndimi është thuajse i tëri në bllok kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, duke deklaruar se njohin qeverinë legjitime të dalë nga zgjedhjet legjitime. Ndërkohë që opozita thekson se po përpiqet t’i bindë ata se në Shqipëri ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Frrok Çupi u shpreh se qëndrimi i opozitës po i jep terren anti-perëndimit.

“Ideja se Perëndimi nuk mund të na imponojë ne po rritet, po zgjerohet. Anti-perëndimi në shoqërinë shqiptare po merr terren”, u shpreh Çupi.

Sipas tij ky është rasti i parë prej vitesh që krijohet fluksi anti-perëndimor.

“Opozita ka një sllogan që vjen nga tendencat ruse ‘Duam demokraci dhe jo stabilitet’, thotë se ‘Duam pranverën ballkanike’, ashtu siç kishim pranverën arabe. Që është një ndikim maksimalisht rus. Këto janë sllogane dhe vija politike që opozita nuk i ngre pa qëllim”, u shpreh Çupi.

Top Channel