Dhënia e parave me fajde është kthyer në një shqetësim jo vetëm për familjet që preken nga ky fenomen, por edhe për ekspertët. Arben Malaj, anëtar në këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë mendon se Shqipëria duhet të shtrëngojë masat ligjore për të luftuar fajdet.
“Mund të ketë nevojë për hapa ligjorë p[ër të përkufizuar më mirë ca është fajdja dhe interesat me të cilat ato mund të luhaten në një treg edhe pse marrëdhënia është individuale. së dyti të rishikohen përvojat më të mira ndërkiombëtare për kuadrin ligjor lidhur me huadhënien personale dhe e treta është të ketë penalitete të forta për ato struktura të licencuara publike që bëhen pjesë e këtyre operacioneve”, ai.
Sipas Malajt, fajdet janë një fenomen me kosto, shpesh herë jo vetëm ekonomike.
“Nqs merr një kredi në bankë ti lë peng pasurinë dhe mund të rinegociosh me bankën. por nqs t’i hyn në transaksione me premtime fitimesh të jashtëzakonshme të dy palët janë futur në ris. ai që jep ka riskun të mos marr mbrapsht paratë ai që i merr këto para ka riskun për mos ti shlyer kurrë dhe ky konflikt pastaj shkon deri në përplasje deri në risk për jetën”, sqaron ai.
Vitet e fundit fenomeni i fajdeve është nxitur nga kriza ekonomike, e cila ka ulur në minimum interesat e kursimeve në banka si dhe ka vënë në vështirësi shumë individë apo biznese.
“Nqs fenomene të tilla në një kohë kur mund të ketë para të lira në treg fillojnë dhe zgjerojnë rrethin atëherë ato kthehen pastaj edhe në një problem shoqëror”, sqaron Malaj.
Vrojtimet zyrtare të Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se huadhënia informale për individët mund të arrijë deri në 250 milionë euro, një pjesë e të cilës mendohet të jetë mirëfilltazi fajde.
Top Channel