LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme 23/03 22:57
Shpëtim Idrizi dhe Alket Hyseni prej fillimit të “Open” mbrëmjen e sotme në debatin mes tyre dhanë sinjale se mes tyre ka më tepër se sa debat në nivelin politik.
Shpëtim Idrizi po fliste për kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që është ndërprerë nga Hyseni.
Teksa ndërhyrjet e Hysenit po dukeshin të bezdisshme nga Idrizi, ky i fundit tha se deputeti socialist kishte qenë doganier dhe ishte pushuar nga puna.
Ndërkohë, Alket Hyseni ka deklaruar se qëndrimi i Idrizit është një gënjeshtër e pastër dhe zhurmues.
Por Idrizi shtoi se ishte ai që e kishte çuar deputetin Hyseni që të regjistrohej në PS.
Top Channel