24/11 12:31
Qëndrimet e ndryshme për situatën politike kanë nxitur një debat mes dy prej të ftuarve, kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Alket Hyseni, të cilët ndodheshin në dy studio të ndryshme.
Shpëtim Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën.
Por ajo çfarë e ndezi debatin ishin fjalët deputetit Alket Hyseni, i cili tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ka humbur kahun e duhur të historisë”.
Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindin shkëndijat e para.
Top Channel