Prej kohësh situata politike në vend nuk ka qenë aspak e qetë, e tashmë ka edhe nga ata që presin që PS të lëshojë ndaj opozitës për të rikthyer qetësinë.
I ftuar në Top Talk, ka qenë kreu i grupit të PS Taulant Balla, e nga nga pyetjet e gazetarit Denis Dyrnjaja ishte se çfarë është e gatshme të lëshojë PS.
“Vendi në stabilitet të plotë politik, ka një përpjekje të një grupi politikanësh në reformën në Drejtësi”, u përgjigj Balla duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë lëshime.
E megjithatë, Balla e ka një apel për opozitën, bashkëpunimin për ndryshimin e Kodit të Zgjedhor, duke shtuar se brenda qershorit do të ketë edhe një kod të ri zgjedhor të miratuar nga ODIHR.
Balla pati edhe një koment për deklaratat e Presidentit Meta, i cili thotë se palët po shkojnë me shpejtësi drejt thellimit të krizës.
“Më vjen keq për këtë konstatim të Presidentit të Republikës. Presidenti duhet të qëndrojë mbi palët. Disponiliteti i PS për dialog ka qenë gjithmonë”, tha Balla, duke shtuar se “Ne e kemi thënë gjithmonë dialog me opozitën kur të duan dhe si të duan. Por ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”.
Top Channel