Eliminimi i Atletico Madrid nga Champions League do të ketë pasoja në aspektin sportv te klubi, e do të prekë edhe yllin e kësaj skuadre, Antoine Griezmann.

Sipas të përditshmes “L’Equipe”, Barcelona duket se ka vendosur të bëjë një tjetër tentativë për blerjen e sulmuesit francez, i cili duket se këtë radhë po mendon seriozisht të ardhmen e tij në aspektin profesional.

“L’Equipe” zbulon edhe një të dhënë tjetër, që mund të rezultojë thelbësore në këtë histori. Klauzola e zgjidhjes së kontratës, që Griezmann rinovoi në muajin maj, është 200 milionë euro, por me një përjashtim: deri në qershor ajo është 120 milionë euro, një shifër kjo më se e përballueshme për një klub si Barcelona.

E përditshmja prestigjioze sportive franceze thekson gjithashtu se drejtuesit e klubit katalanas kanë hyrë tashmë në kontakte me përfaqësuesit e futbollistit, duke ofruar një kontratë për lojtarin deri në vitin 2024, me pagë 16 milionë euro në sezon, që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar te Barcelona pas Messit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA