Vijon protesta e opozitës, teksa pas fjalës së Flamur Nokës, protestuesit bënë një marshim simbolik, duke rrethuar godinën e kryeministrisë.

Më pas ishte sërish ish deputeti i Partisë Demokratike, që bëri thirrje për një tjetër marshim përreth godinës së kryeministrisë, që po vijon ende tani.

Gjatë marshimit të protestuesve rreth godinës, nuk kanë munguar hedhja e shashkave, tymueseve dhe objekteve të tjera drejt kryeministrisë.

Ndërkohë vlen të përmendet se situata është përgjithësisht e qetë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë konfrontim me policinë, që ndodhet me numra të shumtë përreth godinës.

Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë, duke marrë shkas edhe nga përshkallëzimi në akte dhune i protestës së 16 Shkurtit.

Kështu janë përforcuar xhamat e derës së kryeministrisë, ndërsa edhe shtyllat ku janë vendosur altoparlantet, janë lyer me një material, që pamundëson hipjen në to.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA