Pasi mbajti të rrethuar përreth një orë godinën e kryeministrisë, turma e protestuesve është nisur drejt godinës së Kuvendit.

Ishte sërish eksponenti i PD-së, Flamur Noka, i cili pasi u konsultua me krerët e opozitës, ftoi protestuesit të marshojnë drejt Parlamentit.

Në krye të turmës vijon të jetë vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në krah të të cilit ecën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ende nuk dihet plani i protestës së opozitës, ndërsa ambienti përreth kryeministrisë ka filluar të zbrazet nga turma. Aktualisht protestuesit janë stacionuar në rrugën George Bush, para Parlamentit, në pritje të udhëzimeve të mëtejshme.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA