24/05 15:52
Skënderbeu i bën një dhuratë Partizanit në javën e 25 të Kategorisë Superiore.
Në Korçë, skuadra kampione e vendit fitoi supersfidën me Kukësin me rezultatin 1-0 duke bërë që verilindorët të mbeten 6 pikë larg Të Kuqve, ndërkohë që vetë Skënderbeu e shkurton në 3 pikë diferencën me Teutën.
Bruno Dita në minutën e pestë të ndeshjes i dha avantazhin 1-0 skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, një rezultat që kampionët në fuqi të vendit ditën ta ruajnë deri në përfundimin e saj. Për t’u theksuar është se 12 minutat e fundit Skënderbeu luajti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Abazit, një situatë që nuk u shfrytëzua nga Kukësi që të evitonte disfatën.
Top Channel