Ndërkohë që protesta e opozitës ka degjeneruar sërish në akte dhune e përleshjeje para parlamentit, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ky i fundit ka thënë se po ndjek me shqetësim situatën dhe ka bërë thirrje që palët të distancohen nga dhuna e provokimet, dhe të protestojnë paqësisht.

“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, tha Meta në mesazhin e tij.

Kujtojmë që presidenti Meta ndodhej për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, të cilën e mbylli para kohe për t’u kthyer mbrëmë në Tiranë dhe për të ndjekur nga afër zhvillimet politike.

Top Channel