Opozita e bashkuar do të dalë sot sërish para kryeministrisë, për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë Rama, të cilën e akuzon se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes së votave.

Ky është veprimi i radhës i grupit opozitar, në një sërë aktesh, që filluan me protestën e 16 Shkurtit po para kryeministrisë dhe vijuan me djegien e mandateve nga ana e deputetëve dhe një seri protestash para parlamentit.

Korrespondentët e Top Channel në rrethe raportojnë se grupe qytetarësh po nisen nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për t’iu bashkuar protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë.

Ende nuk dihet skenari i protestës, ndërsa vlen të theksohet se opozita ka kërkuar një leje 48-orëshe pranë Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se manifestimi mund të shkojë përtej ditës së sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA