Gjykata e Shkodrës rikonfirmoi këtë të shtunë masat e sigurisë për të arrestuarit e dy ditëve më parë, që vepronin si grup i organizuar kriminal në fushën e fajdeve.

Trupi gjykues për më shumë se 9 orë paraqiti të gjitha provat ndaj të arrestuarve që akuzohen për pastrim i produkteve të Veprës penale, Ushtrim aktiviteti financiar të palicensuar, Shpërdorim detyre, Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve dhe Moskallzim krimi.

Familjaret e konsideruan të padrejte vendimin e policisë për arrestimin e tyre, madje duke kërkuar nga ish prefekti Paulin Radovani të tregojë se cilët emra ka denoncuar në Prokurori, denoncim pas të cilit u kryen edhe hetime intensive dhe u bë e mundur zbardhja e kësaj skeme të grupit të fajdexhijve. Por, si doli emri i ish-prefektit të Shkodrës në këtë çështje.

E gjithë kjo ka nisur nga dy djemtë e tij, që tashmë ndodhen jashtë vendit. Ata merrnin shuma të mëdha parash tek persona të tjerë dhe i harxhonin në lojëra fati. Por në momentin e moskthimit të parave fajdexhinjtë i kanë marrë Radovanit një pjesë të biznesit të tij. Një fakt i tillë është mohuar nga disa prej të arrestuarve.

Ata pranuan se i kishin dhënë para djemve të ish prefektit për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare, por jo me fajde. Sipas dosjes së prokurorisë, Radovani ka futur në kurth grupin e fajdexhijve, pasi i ka filmuar dhe regjistruar bisedat me ta dhe ku qartësisht flitet për përqindje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA