Duke ecur drejt kryeministrisë, kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi nuk ngurroi t’u përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve.
Ajo bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se Edi Rama po mendon për emrin e kryeministrit të ri dhe se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.
“Zoti Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme dhe për emrin e kryeministrit tjetër. Për ne, e rëndësishme është që të hapen negociatat e integrimit”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është pyetur edhe për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të cilin tha se ka konfirmuar vjedhjen e votës në vend.
“Raporti i DASH por edhe i shumë kancelarive evropiane e bëjnë të qartë që zgjedhjet e 2017-s janë blerë dhe deformuar. Në raportin e DASH është shumë e qartë që lufta ndaj korrupsionit nuk është realizuar. Sot dëshmitarët më të mirë dhe viktimat më të mëdha janë shqiptarët dhe nuk janë njerëzit e tjerë që vijnë tranzit në Shqipëri”, deklaroi Monika Kryemadhi.
Top Channel