Pas një jave ndërprerjeje për shkak të bojkotit nga ana e Shoqatës së Arbitrave, Kategoria Superiore do të rikthehet sot në orën 17:00 me një nga ndeshjet e javës së 25-të.

Bëhet fjalë për supersfidën e javës, atë mes Skënderbeut dhe Kukësit, dy skuadra që i kanë dhënë tonin Kategorisë Superiore në vitet e fundit dhe kanë rivalizuar për titullin kampion.

Korçarët vijnë në një moment aspak të mirë, pasi prej javësh janë përfshirë në një krizë rezultatesh, ndërsa sot besojnë edhe te rikthimi i Bregut, që ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të Shehit.

Nga ana tjetër, verilindorët kanë si synim titullin kampion, por që të jenë edhe më pranë vendit të parë, duhet të dalin me pikë të plota nga transferta korçare.

Këta të fundit kanë edhe avantazhin që janë pushim prej dy javësh, ndërsa të besuarit e Cungut zbritën në fushë të martën në Durrës, në përballjen e Kupës së Shqipërisë përballë Teutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA