40 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurch-it, në Zelandën e Re.

Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati. Sulmin vetë agresorët e kanë shfaqur në internet me livestream.

Një prej të prangosurve është shtetas Australian. Kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi këtë individ si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Nga vendngjarja nuk ka ende shume detaje; situata është ende në zhvillim. Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë. Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht.

Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit. Raportet ne media tregojnë se ekstremisti Australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet anti-emigracionit.

Shumë prej viktimave mund të kenë ardhur si refugjatë këtu. Ata zgjodhën Zelandën e Re si atdheun e tyre dhe kjo është shtëpia e tyre. ata janë ne.

Por sulmuesi që e kreu këtë akt dhune nuk është deklaroi kryeministrja Xhasinda Ardern.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA