Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë jo-detyruese të enjten duke bërë thirrje që raporti i ardhshëm i Robert Mueller për hetimin e mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, të jetë i hapur për Kongresin dhe publikun.

Vota e Senatit 420-0 u dha demokratëve mundësinë që të ushtrojnë presion mbi prokurorin e përgjithshëm William Barr, për ta bërë publike raportin pasi Mueller t’ia dorëzojë atij. Por zgjidhja nuk e detyron Barr që ta bëjë këtë.

Mueller ka hetuar që nga maji i vitit 2017 nëse fushata e Trump ka komplotuar me Moskën dhe nëse presidenti ka tentuar në mënyrë të paligjshme të pengojë hetimin. Trump ka mohuar bashkëpunimin dhe pengimin e hetimit.

Rusia ka mohuar ndërhyrjen e zgjedhjeve. Mueller nuk ka treguar kur do ta përfundojë raportin, megjithëse një njoftim të enjten rreth largimit të ardhshëm të një prokurori të lartë në ekipin e tij ngriti spekulime se kjo mund të ndodhte së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA