Pezullohet dhënia me koncesion e termocentralit të Vlorës. Ministria së infrastrukturës dhe energjisë nuk sqaron pse është bërë pezullimi edhe pse TEC-in para 2 muajsh e vizituan në terren 27 kompani, shumica të huaja që patën shprehur interes.

Investitorët u njohën me të dhënat teknike, situatën aktuale të TEC-it dhe situatën energjetike të Shqipërisë.

Ndërkohë në faqen Agjencisë së Prokurimit Publik, statusi i tenderit që si datë zhvillimi kishte 10 marsin rezulton i pezulluar.

Qeveria synonte që të jepte me koncesion 20-vjeçar termocentralin e Vlores kundrejt një vlere prej së paku 58 milionë eurosh, ose mbi 7,2 miliardë lekë.

Kontrata është e llojit partneritet publik, privat. Fituesi duhet te merrte përsipër riparimin e defekteve të TEC-it si dhe të ndryshonte sistemin e prodhimit të energjisë nga me naftë që është aktualisht në gaz natyror, për të ulur kostot.

Teknologjia me gaz do të mundësohej përmes lidhjes me tubacioneve me gazsjellësin transadriatik, i cili kalon mespërmes Shqipërisë.

Termocentrali i Vlorës është një histori dështimi në Shqipëri. Ai lindi si një ide e bankës botërore ne fillim te viteve 2000, e cila organizoi edhe procedurat e tenderit. Vepra u ndërtua nga kompania italiane “technimonti”, e cila u pagua 130 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve shqiptare.

Që nga përfundimi në vitin 2011 TEC-i i Vlorës ka qenë në konservim pa prodhuar asnjë ditë energji elektrike për shkak problemeve me sistemin e ftohjes dhe kostos së lartë të prodhimit të energjisë me naftë.

Top Channel