Sonte nisi mbrëmja finale e Betejave e megjithëse është një fazë e shkurtër, mbart shumë emocione dhe momente sfiduese, sidomos për trajnerët të cilët vendosin fatin e konkurrentëve të tyre.
Krahas provave të shumta, përzgjedhjes së tresheve që do të përballen në ringun e Betejave, këngët që ata do të performojnë, secili trajner në fund gjendet përballë zgjedhjes së vështirë, se cilin prej tyre të marrin me vete në Netët Live.
Për Miriam Canin, kjo fazë ashtu si në edicionet e kaluara vazhdon të mbetet një ndër më tundueset pasi puna me artistët e bën të afeksionohet shumë me ta. Vendimi për të përzgjedhur vetëm njërin prej tyre është një sfidë më vete për trajneren.
Arilena Ara, Miriam Cani dhe Gjokat gjatë kësaj mbrëmjeje do të na prezantojnë me Betejat e fundit nga skuadrat e tyre. Kanë mbetur gjithësej edhe 6-të të tilla, 2 nga secila skuadër dhe më pas të gjithë do të përgatiten për magjinë e Netëve Live.
Top Channel