Disfata me Tiranën në Kupën e Shqipërisë solli ndryshime në pankinën e Laçit, me largimin e Besnik Prengës nga drejtimi teknik.
Pas humbjes në trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, vet trajneri e shprehu edhe publikisht zhgënjimin me futbollistët, por vetëm këtë të premte vendosi të dorëhiqet.
Drejtuesit e ekipit kurbinas arritën shpejt akordin me një trajner me eksperiencë në futbollin tonë, si Sulejman Starova, i cili do të drejtojë Laçin për muajt e mbetur të sezonit.
Pas aventurës jo të mirë në futbollin kosovar, në pankinën e Feronikelit, Starova do të drejtojë tani ekipin kurbinas në Superiore, aty ku synon ta kualifikojë në zonën e kupave të Europës. Premiera e Starovës në stolin e kurbinasve do të jetë në stadiumin e Laçit, ndaj Flamurtarit, pasditen e së dielës.
Top Channel