Të lodhur nga akuzat e racizmit, pjesëtarët e grupit “Les Noirauds”, që e shënon sezonin e përvitshëm të karnavaleve në Belgjikë duke lyer fytyrën me të zezë, i kanë ndryshuar ngjyrat e tyre.
Tani ata do të mbajnë ngjyrat e flamurit belg, me shpresën se kostumet nuk do ta tërheqin më krahasimin racist “të fytyrave të zeza” (Blackies).
Por, sërish nuk e pranojnë se veshja tradicionale me fytyrë të errët, kapelë të gjatë e jakë të madhe të bardhë, që ka përfaqësuar në përfytyrimet e shumicës një xhentëllmen afrikan, të ketë qenë ndonjëherë fyes.
Të gjithë këtë po e bëjnë thjesht për të shmangur kritikat.
“Kemi disa vite që e mendojmë evoluimin. Nuk duam të ngjallim debate, e padyshim nuk duam të lëndojmë ndjenjat e njerëzve”, tha Albert Vermeiren, presidenti i “The Noiraud”.
Vitet e fundit, grupi është gjendur gjithmonë e më shumë në shënjestrën e kritikave ndërkombëtare, sipas të cilave ai sjell ndërmend klishè të vjetra kolonialiste.
Aktivistët argumentojnë se tradita dhe bamirësia nuk duhet të justifikojnë racizmin. Rituali në vetvete kujton personazhin e shumëdiskutuar “Black Pete”, që ndihmon Saint Nicholas të kremtojë Krishtlindjen në Belgjikë e Holandë. Festën, që daton prej vitit 1876, holandezët e njohin si “Zwarte”.
Top Channel