Godina numër 5 në Qytetin Studenti në Tiranë, ka marrë një pamje tjetër, pas ndërhyrjes në një kohë të shkurtër në kuadër të Paktit për Universitetin.
Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i bashkisë Veliaj falenderoi kontribuuesit.
“Sot ka mbaruar konvikti i parë që është rikonstruktuar me themel, falë donatorëve që iu përgjigjën thirrjes së Kryeministrit, bashkisë dhe gjithë qeverisë. Më shumë se gjysma e konvikteve janë në proces rikonstruksioni. Fillojmë shumë shpejt me KFW dhe tjetrin me TIKA-n, ndaj besoj se para verës, para se studentët të largohen për pushime, të kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha konvikteve, që të mbajmë fjalën për detyrën që na u dha nga Pakti me Universitetin”, tha Veliaj.
Paralelisht me punën që po bëhet për përmirësimin e infrastrukturës në godinat e banimit, qeveria po punon për zbatimin e një tjetër pike të Paktit për Universitetin, që ka të bëjë me punësimin e studentëve ekselentë, ka thënë Veliaj.
Top Channel