Parlamenti Europian voton për ndalimin e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE

14/03/2019 00:20

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë zyrtarisht negociatat e Turqisë për t’u bashkuar me bllokun, thanë ligjvënësit e BE të mërkurën, në një qortim simbolik ndaj Presidentit turk, Tayyip Erdogan, të cilin qeveritë perëndimore e akuzojnë për abuzime të gjera me të drejtat e njeriut.

Duke krijuar një qëndrim të përbashkët të Parlamentit Evropian mbi ofertën e heshtur të Turqisë për t’u bashkuar me BE-në, ligjvënësit votuan 370 në favor dhe 109 kundër, me 143 abstenime, për një ngrirje zyrtare të procesit të anëtarësimit, gjë që do të rrezikonte disa financime nga BE.

“Ulur në një qeli për 17 muaj, pa ditur se për çfarë po akuzohet, ky është realitet në Turqinë e sotme”, tha Kati Piri, një ligjvënës i qendrës së majtë holandeze, që sponsorizoi rezolutën jo detyruese, në plenaren e Strasburgut.

Ajo akuzoi Erdoganin për “luftë kundër kritikëve të tij”, duke iu referuar asaj që BE thotë se është një goditje ndaj disidentëve, rënies së një gjyqësori të pavarur dhe një kthese drejt autoritarizmit, sjellje këto që nuk përputhen me vlerat e bllokut, si demokracia dhe liria e fjalës.

Ankaraja hodhi poshtë votën si të pakuptimtë. Zëdhënësi i Partisë Turke qeveritare AK, Omer Celik e quajti atë “të pavlefshëm, të papranueshëm dhe të padenjë”.

Ministria e jashtme turke tha se priste që PE të marrë vendime objektive dhe të përshtatë një qëndrim konstruktiv për të kontribuar në procesin e pranimit të Turqisë në BE.

Parlamenti miratoi qëndrimin e tij dy ditë përpara se shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini të takohet me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Top Channel