Elbasani e priti në shesh Ditën e Verës. Koncerti i madh i organizuar për te pritur ardhjen e stinës së bukur, mbajti mijëra qytetare ne shesh deri në orët e para te mëngjesit.
Dita e Verës sërish do të festohet në natyrë. Qytetaret janë mbledhur për të ndjekur aktivitetet e organizuara. Parada e karnavaleve çeli festimet e 14 Marsit, për të vijuar më pas me demonstrime te disiplinave të ndryshme festive ndërkohë që panairet vazhdojnë të tërheqin vizitore.
Një tjetër koncert do ta mbajë të ndezur atmosferën deri ne orët e mesditës kur elbasanasit dhe miqtë do të festojnë në ambiente familjare apo restorante.
Moti i keq nuk e ka favorizuar këtë vit organizimin e piknikëve, pasi tradita do qe Dita e Verës të festohet ne piknik ne hijen e ullirit.
Top Channel