Theresa May do të bëjë përpjekjen e tretë javën e ardhshme për të kaluar në Parlament marrëveshjen e saj të largimit nga Bashkimi Europian.
Kryeministrja britanike u tha ligjvënësve se nëse ujdia dështon të marrë mbështetje sërish, atëherë duhet pritur një zvarritje e mundimshme e Brexitit.
Paralajmërimi i shefes së ekzekutivit erdhi përpara votimit të sotëm në dhomën e komuneve mbi pretendimin për të kërkuar nga BE-ja lejen e shtyrjes se shkëputjes përtej dates 29 mars.
Mbrëmjen e së mërkurës, ligjvënësit britanikë votuan për të hedhur poshtë një brexit pa marrëveshje në çfarëdo lloj rrethane. Asnjë date nuk është caktuar ende për të ashtëquajturin “votim të tretë” domëthënës.
Nëse kërkesa për zgjatje afati votohet te enjten, ajo do të ketë nevojë për miratimin nga vendet tjera anëtare të Bashkimit Europian. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë përsëritu se do të kenë nevojë për një arsyetim të duhur për t’u pajtuar për shtyrjen e afatit përfundimtar.
Bashkimi Evropian do të dëshironim që çfarëdo zgjatje e afatit të jetë e kufizuar dhe procesi të përfundojë para zgjedhjeve të BE-së që mbahen në fund të muajit maj. Nëse procesi është ende i hapur, atëhere Britania do të përfshihej në zgjedhje, ndonëse synon të largohet nga Bashkimi Evropian.
Top Channel