Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha zhvilloi paraditen e së enjtes një takim me përfaqësues të artit, gjatë të cilit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme për daljen e vendit nga kriza.

Basha i bëri thirrje asaj që e cilësoi elitë të vendit të bashkohet me qytetarët për protesta, si dhe të japë kontributin e saj në këtë krizë që po kalon vendi.

“Djegia e mandateve tona ishte një përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve. “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë”, tha Basha.

Top Channel