Vlora, probleme me hashashin Drejtuesit e policisë: Nuk bëhen hetime proaktive
13/03/2019 15:31
Strukturat vendore të policisë në Vlorë u kritikuan për dobësi në luftën kundër kanabisit në qark.
Drejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Renda Niko Brahimaj tha se në Vlorë ka mangësi të shumta në zbatimin e strategjisë anti-kanabis që nga mungesa e pajisjeve dhe deri te mungesa e hetimit proaktiv.
Sipas Brahimaj nuk po zbatohen mënyra të hetimit special dhe se nuk mund të quhet sukses asgjësimi i bimëve në fazën e fundit, por duhet shmangur që në mbjellje dhe tregtimin e farës.
Deklarata e zyrtarit të lartë të policisë në një takim me strukturat drejtuese në Vlorë, vjen pak ditë pas largimit të drejtorit të policisë në këtë qytet, Gentian Shehaj, i cili u zëvendësua nga Artion Duka.
Top Channel