Reshjet e borës sollën edhe probleme me disa prej akseve rrugore në vend.

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton mëngjesin e kësaj të mërkure për rrugët me probleme:

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).

Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22.

Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA