Teksa i kanë cilësuar jo pak herë si “tradhtarë” ata kandidatë që pranuan të marrin mandatet e deputetëve pas vendimit të opozitës për t’i djegur në Bllok, Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI ka vendosur sot përjashtimin nga partia të të gjithë atyre të cilët nuk e kanë zbatuar vendimin.

Një prej atyre që nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit, ishte edhe Lefter Koka, i cili gjithashtu përjashtohet.

E teksa përjashtimi i atyre që pranojnë marrjen e mandateve u njoftua përmes publikimit të vendimit, përjashtimin e Lefter Kokës nga LSI e ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari.

“Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI. LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges. Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh”, ka qenë reagimi i Braimllarit.

Top Channel