24/11 17:42
Një anije italiane mallrash u fundos rreth 330 km larg brigjeve perëndimore franceze në Atlantik, pasi forcat e shpëtimit nuk mundën të shuanin zjarrin në bord. Të 27 anëtarët e ekuipazhit të “Grande America” u shpëtuan.
Anija ishte nisur nga Hamburgu në Gjermani me destinacion Kazablankën në Marok, kur ra zjarri.
Ministri francez i mjedisit, Frasua de Rugi tha se ende nuk dihet se çfarë transportonte anija, por u morën masat kundër ndotjes së ambientit.
Anija e parë e shpëtimit nuk mundi të shuante flakët dhe dy të tjera ishin ende rrugës kur “Grande America” u fundos 4600 metra në thellësi.
Top Channel