Për disa vite me radhë fushat e Tërbufit përmbyten sa herë ka reshje shiu. Edhe këtë vit që niveli i reshjeve ishte më i ulët përsëri tokat e fermerëve të Tërbufit u përmbytën sërish.
Për disa vite me radhë fushat e Tërbufit përmbyten sa herë ka reshje shiu. Edhe këtë vit që niveli i reshjeve ishte më i ulët përsëri tokat e fermerëve të Tërbufit u përmbytën serish.
Si pasojë e këtyre përmbytjeve dëmet ishin të mëdha pasi shumica e të mbjellave nuk u rikuperua më, ndaj ata u detyruan ta mbjellin tokën disa herë.
Gëzim Fusha nga Dushku i Lushnjës po e mbjell tokën me jonxhë, por ka frikë se do të përmbytet sërish.
Por Gezimi nuk është i vetmi, pak kilometra më tej po në fushën e Tërbufit Seit Gjura nga Cerma e Divjakës ka të njëjtin problem. Seiti po mbjell lule-dielli pasi sipas tij është e vetmja kulturë që ka më pak kosto, pasi kulturat e tjera i janë dëmtuar nga përmbytja.
Fusha e Tërbufit është një nga sipërfaqet më të mëdha të Myzeqësë. Edhe pse çdo vit ndërhyhet për pastrimin e kanaleve, e ka shumë raste që sipërfaqe të tëra toke rrinë nën pushtetin e ujit.
Të gjendur përpara kësaj situate fermerët po ulin ndjeshëm sipërfaqen e tokave të mbjella duke shtuar sipërfaqen e tokave djerrë.
Top Channel