Tri rrëfime, tre fëmijë dhe ngjarja e Gërdecit do të trajtohen sot në një emision të rrallë të “Top Story”-t. Përmes personazheve dhe intervistave ekskluzive, për herë të parë do të pasqyrohen pasojat e mëdha që ka lënë shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve.

Gjithashtu do të shfaqen pamje të patransmetuara më parë të fabrikës së demontimit “AlbaDemil”, para shpërthimit. Aty shihen fëmijë, gra, burra dhe të moshuar, të cilët punonin në kushte ç’njerëzore. Ishin pikërisht këto kushte të pasigurta, që më pas sollën tragjedinë në Gërdec.

I gjithë procesi i demontimit të armëve ndiqej nga ushtarakët që shfaqen në këto pamje ekskluzive.

Top Channel