Lazio pas dritës jeshile për merkaton, planifikon përforcimet, Sarri synon nga të paktën një mesfushor tek sulmuesit, emrat.
Do të duhet ende shumë rrugë dhe mundim derisa Juventusi të arrijë në finalen e madhe të Champions League, siç shpresojnë tifozët, por ndërkohë, suksesi mbresëlënës i së martës i ka dhënë zë ekspertëve të numrave dhe admiruesve të Cristiano Ronaldos.
Portugezi ishte autor i 3 golave që eliminuan Atleticon e Madridit, e tani ngre kuotën e bardhezinjve për trofeun, e bashkë me të edhe aksionet në bursë.
Cristiano Ronaldo fitoi zemrat e tifozëve të Juventusit një vit më parë, me një roveshatë që mahniti të gjithë në Torino, kur ai luante me Realin, por tani me fanellën e “Zonjës së vjetër” shkroi një tjetër faqe në histori.
Portugezi u bë futbollisti i Juventusit që shënon më shumë gola në Champions League, në stadiumin torinez, plot 8 të tillë si Arturo Vidal, statistika të përmirësueshme që këtë sezon, gjithmonë nëse UEFA do t’ia lejojë.
Ronaldo është futbollisti që i ka shënuar më shumë gola Atleticos së Madridit në drejtimin e trajnerit Simeone, por jo vetëm kaq.
Cristiano ka përmirësuar një rekord që ishte i veçantë edhe para ndeshjes së të martës. Ai numëron 124 gola në Champions, 4 më shumë sesa ka shënuar Atletico Madrid në të gjithë historinë e këtij turneu. Tani, tifozët e Juventusit shpresojnë se gjesti i tij aspak sportiv do të ketë të njëjtin fat si Simeone, hetim dhe gjobë, për ta lënë të lirë që të luaë në sfidën e radhës në turneun që do më shumë.
Top Channel