24/05 15:52
Milani mund të buzëqeshë në prag të derbit, pasi organet disiplinore pranë Ligës Italiane të Futbollit, vendosën të mos pezullojnë trajnerin Genaro Gattuso, për sfidën kundër Interit.
Tekniku kuqezi u përjashtua nga arbitri në ndeshjen e të premtes së kaluar ndaj Chievos, pasi u përfshi në një debat të zjarrtë me Meggiorinin, por ia ka hedhur paq, duke u ndëshkuar vetëm me një gjobë prej 15 mijë eurosh.
Po kaq para gjobë duhet të paguajë edhe trajneri i Atalantës, Gianpiero Gasperini, vetëm se ky i fundit do të përballet edhe me një pezullim një javor, për shkak të goditjes së zyrtarit të Sampdorias, Massimo Ienca.
Top Channel