Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë në Shkodër ku ka folur edhe për procesin e Vettingut.
“Ka qenë një vit jo i lehtë, sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dale pavarësisht vështirësive. Pavarësisht çdo të thotë kaos kërkoj më shumë nga ju dhe te jeni te pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni vetingun si ndëshkim. Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtarëve”, u shpreh ajo.
Më tej ajo është ndalur edhe tek ndërhyrja e politikës në shumë çështje duek vlerësuar vijimin e punës nga ana e prokurorëve pavarësisht këtyre çështjeve.
“Në qendër të debateve apo konflikteve politike ka qenë Prokuroria. Politika i ka dhënë të drejtën vetes për të gjykuar çdo çështje tonën. Në shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona, por ju keni vazhduar”, tha ajo.
Top Channel