Sinan Idrizi: Qeveria dha gatishmërinë për të ndihmuar futbollin, tani topi në fushën tonë

12/03/2019 00:00

Në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme Administratori i klubit të futbollit, Flamurtari, Sinan Idrizi.

Ky i fundit hodhi dritë mbi tryezën e e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, me prezencën e gjerë të instancave shtetërore, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vend.

“Pashë një rrugëtim, pasi për herë të parë kemi një kalendar. Sot na u premtua mbështetja për një model, na dha mbështetja për rregullimin e çështjes së tatimeve dhe taksave, por edhe mbështetja për investime në çuarjen përpara të futbollit. për herë të parë flitet për një ekonomi tregu në futboll. për herë të parë flitet për një sektor të 5-të të ekonomisë dhe kryeministri na kërkoi t’i çojmë një model, që ai ta mbështesë më pas”, tha Idrizi.

Administratori i klubit vlonjat vlerësoi seriozitetin me të cilin qeveria e kishte trajtuar këtë tryezë, por edhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar në rritjen e futbollit shqiptar.

“Sot në takim ishin përfaqësues të disa nga instancave më të larta shtetërore, që duket se ishin aty për të marrë përgjegjësi. Tani topi është në fushën tonë dhe duhet ta luajmë në mënyrën e duhur, për të shkuar te suksesi. u fol për një afat 100-ditësh, por shpresoj të jenë 100 ditë kalendarike, jo 100 ditë pune zyrtare, sepse kështu do mbaronim punë në 2023-shin”, tha Administratori i Flamurtarit.

Sinan Idrizi foli edhe për ecurinë e Flamurtarit në këtë sezon, duke pranuar në mënyrë modeste dhe të drejtpërdrejtë, se ka dështuar tërësisht në mënyrën e menaxhimit.

“Flamurtari i këtij sezoni, është një dështim total për mua personalisht. Arrita që vetëm në muajin gusht të ndërtoj një skuadër pretendente, por pas vetëm 3 muajsh, gjithçka u shpërbë, për arsye që tashmë dihen”, tha Idrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA