Rastet e shpeshta të dhunës ndaj personelit mjekësor kanë bërë që mjekët e qendrës më të madhe spitalore në vend të ndërpresin punën për një orë gjatë kësaj të marte.

Në oborrin e QSUT, në orën 9 paradite gjejë mjekë e profesorë me shumë vite pune mbi supe në shërbime të rëndësishme spitalore të cilët ende në vitin 2019 kërkojnë siguri në ofrimit e kujdesit shëndetësor për pacientin.

Proteste se mjekëve i është bashkuar edhe zv/ministrja Mira Rakacolli, e cila tha se kane nisur tentativat për të ndryshuar Kodin Penal, ndryshime të cilat janë kërkuar që në vitin 2016.

Zv/ministrja e Shëndetësisë siguroi mjekët se do të nisë së shpejti edhe riorganizimi i shërbimit të sigurisë në çdo spital.

Top Channel