Pas projektit për dyfishimin e kapacitetit përpunues të Bovillës nëpërmjet financimit nga BERZH.
Kryetari i bashkise Veliaj siguron se do të ndërmarrë një fushatë edhe për çështjet e energjisë.
“Ndryshimeve klimaterike dhe çështjet e energjisë janë bërë sot, sidomos për qytetet, më evidente se kurrë më parë. Kjo do të jetë fushata e parë ku unë do të merrem kryesisht me çështjet e energjisë. Në “Qytetin Studenti” zbuluam se nuk mund të kishim një sh.a. ku me 80% të buxhetit paguan faturën e energjisë dhe vetëm 20% e çon për investime. Fakti që këto i kemi në disproporcion është një alarm që duhet të na zgjojë të gjithëve”, tha Veliaj.
Fale financimeve të BERZH Tirana do të ketë ujë 24 orë pas vitit të parë të mandatit të dytë të kryetari të bashkisë.
“Në një kohë rekord kemi avancuar me dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, kështu që Tirana ka nisur kronometrin për premtimin tonë për 24 orë ujë në 5 vjet. Fillimisht, duke zgjeruar tubacionin dhe sasinë e filtrimit, pastaj me të gjitha linjat e dedikuara”, tha ai. Më tej, Veliaj shtoi se falë punës dhe performancës së UKT-së, qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe i janë përgjigjur investimeve të bëra, duke paguar rregullisht faturat e energjisë”, tha kryebashkiaku.
Kryetari i bashkisë mori pjesë në takimin “Green economy financing Facility” të BERZH që mundëson financim për kredimarrësit për përmirësimin e efiçencës energjetike në banesa.
Top Channel