Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ngritën siparin me surprizën e Partizanit, në një humbje që komplikoi pozitat e “të kuqve” për trofeun e dytë nga rëndësia në futbollin tonë.

“Demat e kuq” humbën 1-2 ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak të dënimit të fushës së kryeqytetasve, e tani duhet të imponohen në “qytetin e gurtë” për të kaluar më tej.

Hebaj dhe Jasir Asani testuan portierin e skuadrës gjirokastrite në pjesën e parë të lojës, para se një perlë e Bruno Telushit të prishte ekuilibrat. Partizani mund të kishte shkuar në pushim me avantazh më komod, por finalizimet e dobëta dhe era e fortë kushtëzuan lojën.

Përmbysja e bujshme u materializua në pjesën e dytë. Një aksion me fat, që solli golin e Filit, ngriti ritmin dhe detyroi Partizanin të dalë nga skemat e programuara.

“Demat” u hodhën në sulm duke rrezikuar shumë, por lanë pas hapësira që rezultuan fatale në fund. Hoxha i Luftëtarit shënoi në portën e Hoxhës së Partizanit, në një epilog të paparashikuar në stadiumin e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA