Për të shmangur detin e trazuar dhe motin e keq në lundrim, kroçera turistike “La belle de l’Adriatique”, ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në portin e Durrësit me 169 turistë të huaj në bord.

Kroçera e nisur nga ishulli grek i Korfuzit ishte parashikuar të mbërrinte mëngjesin e sotëm në port.

Turistët kryesisht francezë dhe zviceranë, pasi kanë kaluar natën në Durrës janë nisur drejt kryeqytetit.

Pas Durrësit, Tirana dhe Kruja janë destinacion i preferuar për turistët që udhëtojnë me kroçera.

Itinerari i kroçerës me flamur belg përfshin edhe portet e Vlorës, Sarandës, Barit në Mal të Zi, Dubrovnikut në Kroaci dhe Korfuzit në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA